Ramadani: Reformat nuk fillojnë duke bërë kompromis me të keqen

Lajme

Ramadani: Reformat nuk fillojnë duke bërë kompromis me të keqen

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 17:15

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshime si dhe për reforma.

Po ashtu, Ramadani ka thënë se këto reforma nuk fillojnë duke bërë kompromis me të keqen, por reforma ka filluar nga koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës për Kosovën dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nevoja për reforma të thella është e padiskutueshme. Kjo nuk ka dilemë.
Prandaj, duhet bërë ndryshimin e madh në Kosovë.
Reformat e thella nuk fillojnë dhe as nuk zhvillohen duke bërë kompromis me të keqen, me këta që as për 7 vjet të qeverisjes nuk filluan reformat.
Reformimi i mentalitetit politik partiak ka filluar me bashkimin e katër partive shqiptare për t'i thënë JO qeverisjes së keqe.
Reformat institucionale, politike dhe ekonomike, duke u drejtuar mbi parimin bazik të sundimit të ligjit, do të fillojnë vetëm atëherë kur ndërtohen institucionet e ndryshimit të madh.
Jo në kompromis me të keqen, sepse kjo do të ishte vetëm vazhdim i së keqes së madhe që i ka kapluar këto institucione deri më tash”, ka shkruar Ramadani në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat