Gjësendet e të zhvarrosurve, duke u shkatërruar

Lajme

Gjësendet e të zhvarrosurve, duke u shkatërruar

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 14:26

Gjësendet e ndryshme të rreth njëmijë personave të zhvarrosur nga varrezat masive në Serbi, janë duke u shkatërruar.

Ato janë të vendosura në një tendë të papërshtatshme, në oborrin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Gjërat personale që u takonin njerëzve që u zhvarrosën, janë të vendosura aty që nga kontingjenti i parë i kthimit të mbetjeve mortore nga Serbia dhe varrezat e tjera.

Familjarët e personave të vrarë, kohë më parë janë pajtuar që ato të vendosen në një muze, por institucionet e vendit deri më tash nuk kanë realizuar kërkesën e familjarëve.

Sipas familjarëve, ato që ata quajnë artifakte, do të dëshmonin për krimet që kanë bërë ushtria dhe Policia e Serbisë në Kosovë.

Në vitin 2004, familjarët e të vrarëve kanë dhënë propozimin e tyre që të ndërtohet një muze i ngjashëm siç janë muzetë për viktimat e Holokaustit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat