Balje: Shkresën e kemi gati për presidenten

Lajme

Balje: Shkresën e kemi gati për presidenten

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 11:12

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje tha se deputetët e Kosovës nga radhët e komuniteteve tashmë e kanë të gatshme shkresën me të cilën do t’i drejtohen presidentes Atifete Jahjaga, ku do t’i kërkojnë që ajo t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese që të jap interpretim për pikën 127 të aktgjykimit që lidhet me çështjen e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit.

Balje tha se përveç dy deputetëve që janë deklaruar kundër nënshkrimit të kësaj shkrese edhe Slobodan Petroviq nuk ka mundur ta nënshkruaj atë, për arsye se ai gjendet në Beograd.

“Shkresa do të dërgohet tek Presidentja Atifete Jahjaga në orën 14:30, ajo tashmë është e përgatitur. Paraprakisht kemi paralajmëruar se kjo do të ndodhë në ora 14:00, por se jemi duke pritur që një deputetë nga minoritetet të vjen nga Prizreni dhe më pas shkresa do të dërgohet në Presidencë”.

“Janë dy deputetet që janë deklaruar se nuk do ta nënshkruajnë, Nenad Rashiq dhe Emilija Redzepi, kjo e fundit nga komuniteti boshnjak. Rashiq është arsyetuar se nuk e nënshkruan këtë kërkesë pasi që aty thuhet që duhet shmangur zgjedhjet”.

“Edhe Slobodan Petroviq nuk ka mundur ta nënshkruaj pasi që ai momentalisht është në Beograd”, tha Balje për lajmi.net.

Pakicat në ora 14:00 te Presidentja, kërkojnë t’i drejtohet Kushtetueses

Deputetja Duda Balje ka bërë të ditur se në orën 14:00 do ta dërgojnë një kërkesë tek presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga për të kërkuar nga ajo që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarimin për pikën 127, se si duhet të veprohet.
Balje tha se kanë marr nënshkrimet e 18 deputetëve të pakicave, duke përfshirë edhe listën serbe, derisa deri para dorëzimit të kërkesës, Balje pret se edhe dy deputetët tjera ta nënshkruajnë këtë kërkesë.

Ajo shtoi se arsyeja e kërkesë është që të sqarohet kjo pikë dhe të gjendet zgjidhja në Kuvend dhe të mos shkohet në zgjedhje, duke thënë se janë kundër këtij opsioni.

Pakicat sot i drejtohen Presidentes

Deputetët e pakicave në Kuvendin e Kosovës pritet t’i drejtohen sot presidentes, Atifete Jahjaga me një shkresë.

Me anë të kësaj shkrese do t’i kërkohet asaj që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për një interpretim lidhur me pikën 127 të aktgjykimit të fundit për çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Lajmin e ka konfirmoi për Radio Kosovën, kryetari i Partisë Demokratike Turke , Mahir Jagxhillar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat