Lluka: Thirrjet në stadium, treguan se kush janë serbët

Lajme

Lluka: Thirrjet në stadium, treguan se kush janë serbët

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 10:53

Anëtari i kryesisë së AAK-së, njëherit udhëheqës i Departamentit të Diasporës në AAK, Jahja Lluka, në një bisedë me Osjecka Tv, të Kroacisë, ka deklaruar se ndeshja në mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka treguar se Serbia dhe populli serb ka probleme me vetveten.
Sipas tij, ata duhet të dënohen për racizmin dhe thirrjet për vrasje e gjenocid që u dëgjuan në stadiumin e Partizanit në Beograd.

"Fluturakja e cila fluturoi mbi stadiumin e Partizanit nuk është ngjarja. Serbët janë racist, 32.000 njerëz nuk lejuan që të dëgjohej himni shqiptar, pastaj thirrjet raciste për vrasje të shqiptarëve, thirrjet edhe për vrasje të popujve tjerë që ata i quanin si vëllezër të shqiptarëve, treguan realitetin se kush janë ata. 3000-4000 policë serbë nuk arritën të krijojnë siguri për lojën dhe lejuan që në fushën e futbollit të hyjnë edhe kriminelë dhe huliganë të cilët sulmuan lojtarët shqiptarë. Federata Serbe e Futbollit, nuk lejoi tifozët shqiptarë, nuk lejoi asnjë simbol shqiptar dhe ata e krijuan një atmosferë të tillë që nuk dihej nëse po luhet futboll apo po betejë lufte", ka thënë Lluka.

Në pyetjen e gazetarit në lidhje me vizitën e Putinit në Beograd dhe paradën e Ushtrisë serbe dy ditë pas ndeshjes, ku gjithashtu nga banda ushtarake u interpretua marshi i Drinit, një marsh çetnik dhe racist i cili thirr për vrasje të popujve fqinjë të Serbisë, Lluka ka deklaruar mes tjerash: Nuk na intereson fare ajo, atyre u ka ardhë në vizitë ‘vëllau i madh’, nuk është hera e parë që serbët tregojnë fytyrën e vërtetë të tyre.

“Ne kemi mbrojtur simbolin tonë kombëtar, nuk kanë pasur asnjë punë lojtarët serbë me flamurin tonë, por ata duhet të merren me veten. Nuk mund të shkohet në Evropë me thirrje raciste për vrasje të popujve”, ka vlerësuar Lluka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat