Haradinaj: Nuk ka fuqi ne botë që mund të na detyrojë të bëjmë koalicion me PDK’në

Lajme

Haradinaj: Nuk ka fuqi ne botë që mund të na detyrojë të bëjmë koalicion me PDK’në

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 10:34

(E plotësuar) Duda Balje: Sot, pas orës 14, do t'ia dorëzojmë presidentes një kërkesë ku do t'i kërkojmë asaj që t'i drejtohet Gj. K. për sqarimin e pikës 127 e cila është shumë e paqartë. Kërkesa është e nënshkruar nga deputetët e të gjitha minoriteteve, duke përfshirë edhe atë serb.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e minoriteteve serbe, njëherësh Ministër i Pushtetit Lokal, Nenad Rashiq është i pajtimit se vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

Këto deklarata ai i ka dhënë pas takimit që zhvilloi me deputetët e minoriteteve, të cilët pritet që sot t’ia dorëzojnë presidentes opinionin e pikës 127.

Situata deri më tani na ka futur në pozitë të keqe neve minoriteteve. Kemi dashur ta shmangim këtë situatë. Sa i përket kërkesës së minoriteteve, kam thënë që e përkrahim. Nga ana politike e përkrahim por jo edhe nga ajo teknike. Kjo pasi që thuhet se duke u përpiq që ti shmangemi gjithqysh zgjedhjeve. Ne jemi pro zgjedhjeve të reja sepse përfaqësimi i komuniteteve serbe nuk është adekuat”, ka thënë Rashiq.

Rashiqi tha se ai nuk do ta nënshkruaj këtë kërkesë edhe pse moralisht dhe politikisht e përkrah, por mendoj që forma duhet të jetë ndryshe."Në këtë kërkesë në mënyrë të qartë kërkohet edhe shmangia e zgjedhjeve, gjë që mendoj se është e gabuar. Unë jam pro zgjedhjeve sepse mendoj që sa më shpesh të ketë zgjedhje ne si politikanë ngritemi në nivele më të larta të përgjegjësisë", tha ai.

Unë konsideroj se Lista Srpska po e nënshkruan këtë kërkesë sepse mbi 60% të votave i ka marrë në mënyrë të parregullt.

---------

"Nuk ka fuqi ne botë që mund të na detyrojë të bëjmë koalicion me PDK’në. Ne nuk kemi thënë që s'do të takohemi ndonjëherë me Thacin, por nuk e duam atë si partner të koalicionit. Nuk mund të bëhet koalicion me një parti që po e shkatërron shtetin. Është koha që PDK të reflektojë dhe të lëshojë rrugë. Dikush duhet t'ia përkthejë Thacit që vetë reduktimi i axhendës së senatorit Murphy dhe vetë fakti që ai është takuar vetëm me presidenten është një shenjë që ai duhet të lësojë rrugë.", tha Haradinaj.

Mblidhet Blloku, bisedon për hapat e mëtutjeshëm

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës Politiko.net mëson se sapo ka nisur takimi i liderëve të Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetvendosje.

Takimi po mbahet në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK’së dhe aty pritet që liderët e këtyre katër partive politike të diskutojnë për hapat që do të ndërmarrin së bashku në përpjekje për të jetësuar Marrëveshjen e Parimeve të arritur kohë më parë mes tyre, përmes së cilës synojnë ta zgjedhin Kryeparlametnarin dhe Qeverinë e tyre.

Por, realizimi i skenarit të tyre ka qenë i pamundur të realizohet për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i jep të drejtë vetëm PDK’së që ta propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

Pika 127 është shpresa e vetme e mbetur e Bllokut, të cilën këto parti politike tash bashkë edhe me minoritetet po kërkojnë që ta interpretojë Gjykata Kushteutse. Që Kushtetuesja të tregojë sesi të veprohet në rast se PDK nuk arrinë assesi ta zgjedh Kryeparlamentarin.

Politiko.net mëson se Blloku do të diskutojë edhe opsionin sesi të veprojë në rast të mos realizimit të skenarit të tyre si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat