Në dogana po luftohet korrupsioni

Lajme

Në dogana po luftohet korrupsioni

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 08:46

Doganat e Kosovës muajin shtator e kanë mbyllur me rritje të të hyrave prej 25 milionë eurove, ndonëse importi ka rënë për 6 për qind.

I pari i doganave, Lulzim Rafuna thotë se ky vit ka qenë vit i reformave në dogana, të cilat kanë pamundësuar keqpërdorimet dhe luftimin më efikas të korrupsionit dhe evazionit fiskal.

Në një intervistë dhënë për të përditshmen “Zëri”, Rafuna ka thënë se aplikimi i një sistemi të ri ka ndalur keqpërdorimet dhe korrupsionin, ku 14 oficerë doganorë janë suspenduar nga puna, ndërkaq 57 të tjerë kanë kaluar nëpër masa disiplinore.

“Për një vit janë bërë shumë ndryshime, ku edhe janë vërjetur hapa pozitiv. Decentralizimi i Doganës në 7 drejtori rajonale, prej një qendre në 7 drejtori, e dyta eliminimi i praimit të deklaratës doganore në vendkalime doganore, do të thotë aty ku ka qenë burimi i korrupsionit, tani të gjitha deklaratat dërgohen në mënyrë elektronike”.

“Të gjithë agjentët doganorë deklaratat unike doganore i dërgojnë në sistem, sistemi i mbledh të gjitha deklarat dhe i selekton cili oficer cilën deklaratë do ta pranojë. Përmes këtij sistemi bëhet luftimi i evazionit dhe i korrupsionit sepse asnjë oficer nuk e di paraprakisht cilën deklaratë dota pranojë dhe të cilës kompani që ta vlerësojë mallin dhe e dyta asnjë kompani nuk e di cili doganier do ta praojë. Brenda 48 orëve, është sektori i posaçëm për inspektimin e deklaratave doganore, dhe nëse gjinden që oficeri kur e ka pranuar deklaratën nuk e ka bërë vlerësimin drejt, inspektimi e bënë rivlerësimin e deklaratës dhe brenda 48 orëve e lëshon urdhëresën e re. Mirëpo oficeri shkon në masa disiplinore”.

“Deri më tani nëpër procedura disiplinore kanë kaluar diku 14 të suspenduar, kurse 57 oficerë kanë kaluar nëpër procedura disiplinore gjatë periudhës nëntë mujore”, ka thënë Rafuna.

Drejtori i Doganave, Lulzim Rafuna thotë se marrja e masave disiplinore ndaj oficerëve doganorë nuk është gjë për tu krenuar, por ai shton se kjo gjë tregon për përkushtimin e këtij institucioni për të ndalur korrupsionin.

“Nuk them që është për t’u krenuar, mirëpo kjo e tregon përkushtimin tonë për ta luftuar korrupsionin në mënyrë që ta luftojmë edhe evazionin fiskal dhe kontrabandën edhe shteti të ketë përfitime”.

“Vendosja e sistemit të kontrollit, ngritja e disiplinës brenda dhe mostolerimi i gabimeve me qëllim, i ka sjellë këto rezultate që i kemi 23 milionë më shumë, përkundër që kishim më pak import për 6 për qind”, ka thënë Rafuna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat