Policët po flisnin shqip!

Lajme

Policët po flisnin shqip!

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 08:22

Në mesin e mbi pesë mijë policëve serbë, prezentë në ndeshjen mes Serbisë e Shqipërisë, kishte edhe policë me prejardhje nga Kosova.
Madje, ata edhe po flisnin shqip me dhjetëra shqiptarë që ishin prezentë në stadiumin e Partizanit.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” gazetari nga Tirana, Blendi Fevziu, i cili ishte pjesë e një grupi prej rreth 50 vetash që kishin shkuar në Beograd për ta shikuar lojën mes serbëve dhe kuqezinjve.

Ky grup i shqiptarëve ishte vendosur në hapësirën VIP të stadiumit të Partizanit, për shkaqe sigurie, teksa për sigurinë e tyre po përkujdeseshin edhe policët nga Kosova, të cilët pas luftës janë zhvendosur në Serbi apo pas shpalljes së pavarësisë në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat