Kushtetuesja nuk e merr parasysh kërkesen e Avokatit të Popullit

Lajme

Kushtetuesja nuk e merr parasysh kërkesen e Avokatit të Popullit

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 08:21

Gjykata Kushtetuese nuk pritet ta marrë në shqyrtim kërkesën e Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, për çështjen e vazhdimit të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë nga ana e presidentes, Atifete Jahjaga.
Burime të gazetës pranë Gjykatës Kushtetuese kanë bërë të ditur se refuzimi do të bëhet me arsyetimin se gjyqtarët ndërkombëtarë, të cilët janë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, janë palë në këtë proces dhe nuk mund të japin opinion për veten e tyre.

Kësisoj kjo gjykatë do t’i kërkojë Avokatit të Popullit, që lëndën ta dërgojë në Komisionin e Venecias për shqyrtim.

Sipas këtyre burimeve, gjykata gjithashtu do të refuzojë edhe kërkesën e mundshme të LDK-së, për sqarim shtesë rreth opinionit për çështjen e kryeparlamentarit.

Për Gjykatën Kushtetuese është totalisht e papranueshme kërkesa eventuale për sqarime shtesë rreth opinionit të tyre, pasi një kërkese e tillë vë në dyshim edhe vet profesionalizmin e gjykatës.

Ndërsa kohë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një postim në rrjetin social facebook, kishte kërkuar nga presidentja e vendit që ta shohë më qartë se kujt i takon mandatimi i gjyqtarëve të jashtëm me kushtetutë dhe ta tërheq vendimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat