Aksioni për pastrimin e Lumit Morava

Lajme

Aksioni për pastrimin e Lumit Morava

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 21:38

Ka filluar aksioni për pastrimin e Lumit Morava, përgjatë fshatrave Skifteraj, Budrikë e Radivojc, zonë kjo e cila për vite me radhë përballet me vërshime. Kryetari i komunës Sokol Haliti, lidhur me këtë iniciativë theksoi se është ndërmarrë pas konsultimeve që janë bërë me gjitha grupet parlamentare, këshillat e fshatrave, shoqërinë civile etj, kemi vendos të fillojmë aksionin e përgjithshëm të pastrimit të Lumit Morava, sidomos në pikat ku është i dëmtuar shtrati i lumit nga ku edhe vijnë vërshimet për vite me radhë.
“Vendimi ka qenë I prerë që të fillohet sot dhe për fat të mirë i janë përgjigjur të gjithë si kompania Hidromorava, Eco-Higjiena, njësia e zjarrfikësve, kompani të ndryshme , këshilltarë komunal e qytetarë të shumtë të cilët e kanë kuptuar nevojën e domosdoshme, ngase shpesh herë e kemi thënë se sfidë numër një është Morava për komunën e Vitisë. Ne nuk kemi guxuar që të lejojmë që të hyjmë në këtë dimër me këso kushtesh , me këto dëmtime të shtrati të lumit dhe se sa do të arrijmë që të rregullojmë këtë pjesë nuk e di, por vullneti është maksimal. Ne jemi të gjithë bashkë dhe këtë sfidë e kemi të përbashkët”, ka thënë Haliti I cili ka apeluar te institucionet qendrore për ndihmesë të këtij projekti të rregullimit të shtratit të Lumit Morava. Ky aksion që është ndërmarrë me iniciativën e kryetarit të komunës Sokol Haliti e që do të zgjasë gjatë gjithë ditës, ka për qëllim eliminimin e defekteve që janë përgjatë shtratit të Lumit Morava, ku si pasojë e kësaj këto fshatra për vite me radhë përballen me vërshime. Aksioni është përshëndetur edhe kryetarët e fshatrave Radivojc, Skifteraj e Budrikë si dhe qytetarët të cilët shpresojnë që me fillimin e këtij aksioni, do të marrë fund edhe ankthi me të cilin ballafaqohen ata çdo vit, sidomos në stinën e pranverës kur ballafaqohen me vërshime dhe dëme të shumta. Aksioni është përkrahur edhe nga kompanitë e ndryshme private që I janë përgjigjur këtij aksioni me makineritë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat