Arjan Çani u thotë komentuesve: Idiotë dhe hajvanër!

Lajme

Arjan Çani u thotë komentuesve: Idiotë dhe hajvanër!

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 21:09

Deklarata e dy ditëve më parë e gazetarit Arian Çani se serbët janë provokuar nga Xhaka, që për të, është sjellë si Adem Jashari, duke harruar që në Serbi ishte për një ndeshje futbolli, ka shkaktuar futi irritimesh në rrjetet sociale.

Kundra Çanit në këto dy ditë ka mijëra komente disaprovuese.

Siç duket, gazetari i Klan-it, e ka ndjerë këtë presion që i ka ardhur nga bota online dhe ditën e djeshme ka reaguar në profilin e tij në Facebook.

Çani mendon që intervista duhet të shihet e plotë që të kuptohet Çani në tërësinë e vet. Me një gjuhë të ashpër ndaj komentuesve të uebeve online ai shprehet: “Jeni një turmë lehtësisht e manipulueshme nga disa tipa që ju përdorin.

Idiotët e mi të dashur… ja… klik këtu hajvanër!”- e mbyll reagimin Çani, duke shpërndarë videon e intervistës ku ka bërë deklaratën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat