Shala: Shpend Ahmeti të ketë kujdes nga Nagavci

Lajme

Shala: Shpend Ahmeti të ketë kujdes nga Nagavci

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 20:50

Pas komenteve të Drejtoreshës së Arsimit në Kryeqytet, Arbërie Nagavci, e cila është nga Gjakova, e ka quajtur "Darkën e Lamës" si “Darka e Dreqneve” , ka reaguar asamblisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Flamur Shala.
Shala ka thënë se kryetari Ahmeti se i ka dhënë gishtin e ajo sikur po ia merr edhe dorën me fyerje mllefi në adresë të Gjakovës për "Darkën e Lamës”

Po ashtu, Shala ka një këshillë për Ahmetin që të ketë kujdes se mund të bëhet pjesë e “Darkës së dreqërve” të të emëruarës së saj.

“Para pak muajsh, kryetari Shpend Ahmeti kishte emëruar shefe të arsimit në Prishtinë një eksponente politike, e cila i humbi zgjedhjet për kryetare të Gjakovës nga radhët e VV. Shpendi e emëroi në Prishtinë për t’ia mbuluar humbjen e të pabesuarës për pushtet në vendlindjen e saj! Ai i ka dhënë gishtin e ajo sikur po ia merr edhe dorën me fyerje mllefi në adresë të Gjakovës për "Darkën e Lamës"! Eksponenti i këtillë politik, përvec se fyeu traditën, mund ta fyejë një ditë shpejt edhe atë që e ka emëruar, Shpend Ahmetin dhe Prishtinën! Të ketë kujdes Shpendi se mund të bëhet pjesë e “Darkës së dreqërve” të të emëruarës së saj!”, ka shkruar Shala në Facebook. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat