BE nuk duhet ta përkëdhelë Serbinë, por ta ndëshkojë

Lajme

BE nuk duhet ta përkëdhelë Serbinë, por ta ndëshkojë

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 20:17

Sipas analistëve të sigurisë, BE­-ja nuk duhet ta përkëdhelë Serbinë, por ti vërë masa ndëshkuese.

E ngjarjet e fundit në Serbi dhe gjuha nacionaliste e përdorur atje kundër shqiptarëve, për njohësit e sigurisë në Kosovë, paraqesin kërcënim për Ballkanin perëndimor. Sipas analistëve të sigurisë, BE-­ja nuk duhet ta përkëdhelë Serbinë, por t''''i vërë masa ndëshkuese. Florian Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare për Siguri, tha se diskursi nacionalist i Serbisë do të vazhdojë të ketë implikime për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

“Deklaratat dhe diskursi në Beogard dhe Tirane e Prishtinë, vetëm sa e përkeqësojnë situatën e sigurisë në tërë rajonin..konsideroj se këto deklarata bëhen si rezultat I një tendece në rritje nga ana e Serbisë për ta shprehur dominimin në rajon...dhe mendoj se këtu një pjesë e fajit është të BE­-ja e cila nuk ka arritur ta bëjë një lojë më të mencur me Serbinë,” thekson Qehaja.

Behar Selimi, njohës i çështjeve të sigurisë, tha se rajoni vazhdimisht është i rrezikuar nga qëndrimi i Beogradit karshi pavarësisë së Kosovës.

“Cfarëdo kërcënimi që shndërrohet në rrezik...duhet ta ketë të qartë si Beogradi dhe të tjerët se këtu rreziikohet siguria ndërkombëtare e jo vetëm shqiptarët. “Unë mendoj që gjithë këto zhvillime dhe gjithë ky diskurs i ri derisa nuk kritikohet e pengohet nga zyrtarët evropiane ka droje që grupe nacionaliste dhe grupe të huliganëve të sulmojnë qytetarët shqiptarë,” thekson Selimi.

Njohës të sigurisë vlerësojnë se ka pasur gjuhë të ashpër nga ana e Beogradit, por ata presin ndërgjegjësim të institucioneve evropiane që ta marrin parasysh ndëshkimin e Serbisë dhe t`i tërhiqet vërejtja për gjuhën e përdorur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat