Babai i Hakif Zejnullahut akuzon Xhavit Halitin për vrasjen e Ilir Konushevcit

Lajme

Babai i Hakif Zejnullahut akuzon Xhavit Halitin për vrasjen e Ilir Konushevcit

Më: 4 tetor 2014 Në ora: 00:05

Babai i dëshmorit Hakif Zejnullau thotë se e di se kush e vrau Ilir Konufshevcin. Pasi deklaroi se Nait Hasani dhe Bislim Zogaj tradhtuan djalin e tij Hakifin, Zahir Pajazitin dhe Edmnd Hoxha, thotë se Xhavit Haliti vrau Ilir Konushevcin.
Në një intervistë për KTV, Sabit Zejnullahu, thotë se Xhavit Haliti kishte tradhtuar Ilir Konushevcin.

"Kush e ka vra Ilirin? A e ki vra ti jo? A e ki vra ti Ilir Konushevcin? Jo, qita i kanë vra, Xhavit Haliti e ka vra", tha ai.

Këto deklarime ai tha se nuk i ka bërë në organet e rendit pasi nuk u beson.

“Ku janë organet e rendit? Unë nuk e di. Ata që janë sot në pushtet e kanë bërë këtë. Ata nuk është dashur t’i lejojnë as Bislim Zogajn, as Nait Hasanin e as Xhavit Halitin të bëhen deputetë. Kush e ka vrarë Ilir Konushevcin? Këta e kanë vrarë! Xhavit Haliti e ka vrarë!”, ka deklaruar Zejnullahu.

Ndërsa, në deklaratën e djeshme, Zejnullahu ka treguar për vrasjen e Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

“Nait Hasani ka rënë në burg të martën, më 28 janar. Këta janë vrarë më 31 janar, të premten. Ata, si Zahir dhe Hakif, s’i ka ditë as Naiti dhe as policia dhe as që ka ditur t’iu tregojë atyre, por u ka thënë se ata udhëtojnë me këtë “Lada”, këtë ngjyrë dhe me këtë numër. Dhe me 31 janar, prej Podujevës e deri në Prishtinës, udhëkryqet kanë qenë të bllokuara dhe të gjitha vetuar në këtë ngjyrë i kanë ndalur”, ka treguar Sabit Zejnullahu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat