Kimete Berisha: Ramush Haradinaj e merr pensionin invalidor me shumën prej 225 € në muaj

Lajme

Kimete Berisha: Ramush Haradinaj e merr pensionin invalidor me shumën prej 225 € në muaj

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 17:01

Opinionistja Kimete Berisha në një postim në blogun e saj personal ka shprehur habinë e saj në lidhje me një pension invalidor që merr kreu i AAK-së, Ramush Hardinaj, në kohën kur ky i fundit zotëron pasuri të mëdha. Ajo nuk le pa përmendur se si është e mundur që një njeri që që rrin veç duke bërë gjimnastikë, duke shetitur mal më mal të merr pension invaliudor.

Ja postimi i saj në blogun personal

Ramush Haradinaj e merr pensionin invalidor me shumën prej 225 € në muaj.
Se çfarë e bën invalid Ramush Haradinajn, nuk mund të shihet me sy, prandaj na mbetet ta marrim me mend, ama, që nuk ngihet pare, e që qenka llaskuç deri në këtë nivel, e kuptova pak më parë, duke lexuar deklarimin e pasurisë së tij në Agjencionin Anti Korrupcion.

Njeriu i cili kurrë pa punuar asgjë, u bë pronar i 200 hektarëve tokë, i një auto-blinde astronomike, i disa veturave superluksoze, vetëm motoçikleta e tij kushton 9,000 €, pronar i shtëpisë e i kullës gjysmëmilionëshe, çohet dhe e merr edhe pensionin ivalidor, kjo është për t'u mbytur n'legen.

Qysh konsiderohet invalid njeriu që rrin veç duke bërë gjimnastikë, duke shetitur mal më mal, duke hëngër si thi, njeriu që është kah pëlcet prej shnetës.
Shumë shqiptarë që përnjëmend janë invalid, as nuk kanë pension invalidor, as nuk kanë punë, as nuk shohin dritë me sy.

P.S. Invalid do të thotë: Ai që ka humbur pjesërisht ose tërësisht aftësinë për punë nga ndonjë sëmundje, nga ndonjë gjymtim, etj.,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat