Bisedohet për mundësinë e hapjes së Zyrës Rajonale edhe në Mitrovicë

Lajme

Bisedohet për mundësinë e hapjes së Zyrës Rajonale edhe në Mitrovicë

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 16:18

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim rural, Veton Rexha, kën biseduar me përfaqësuesit e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, me në krye Elhami Hajdari, kryeshef ekzekutiv, për mundësinë e hapjes së Zyrës Rajonale edhe në Mitrovicë.

Kryeshefi Hajdari i ka thënë kryetarit Bahtiri, se agjencia që ai e drejton, vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe se ajo është përgjegjëse për implementimin e programit për mbështetje fermerëve përmes grandeve dhe subvencioneve, me qëllim të avancimit të prodhimtarisë bujqësore.

“Për çdo vit nga agjencia jonë mbështeten përmes grandeve dhe subvencioneve rreth 3.500 fermerë nga e gjithë Kosova, ku bëjnë pjesë edhe fermerët nga komuna e juaj”, ka thënë handari.

Kryetari Bahtiri e ka mirëpritur këtë iniciativë, duke kërkuar njëkohësisht që zhvillimi i i bujqësisë në komunën e Mitrovicës, të

mbështet edhe më shumë, pasi që komuna ka probleme shumë të mëdha, të cilat nuk i kanë komunat tjera.

“Prodhimtaria bujqësore në Kosovë duhet të stimulohet. Do të ishte mirë që në Mitrovicë të mbështeten investimet që bëhen në serra të qëndrueshme që japin prodhimtari 11 muaj në vit. Bujqësia në komunën e Mitrovicës ka prioritet dhe është një shans e mirë që përmes bujqësisë të dalim nga kriza’, ka thënë kryetari Bahtiri.

Sa i përket hapësirave, për të cilat ishin të interesuar përfaqësuesit e agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, kryetari Bahtiri tha se do ta shqyrtoj këtë kërkesë dhe se beson që ajo do të realizohet shumë shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat