Deputeti Danush Ademi tallet me Bllokun, thotë se shkuan të shfryhen pak në Parlament

Lajme

Deputeti Danush Ademi tallet me Bllokun, thotë se shkuan të shfryhen pak në Parlament

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 14:17

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit RAE, Danush Ademi, ka thënë që ai dhe pjesëtarët e tjerë që i takojnë grupit 6+ do ta përkrahin më të fortin që në këtë rast sipas tij është kryeministri në largim Hashim Thaçi.

Teksa përfaqësuesit e bllokut opozitar kanë qenë sot në Kuvendin e Kosovës, Ademi nuk ka lëvizur nga qyteti i Ferizajt, ndërsa thotë, se pjesëtarët e Bllokut kanë shkuar sot në Kuvend sa për të zbrazur mllefin e tyre. “Ata kanë shku mu shfry sot. Me zbrasë mllefin e tyre e na po kqyrum cka po bajnë kta të mdhajt.

Herën e parë e kanë votuar Isa Mustafën për kryeparlamentarë vetëm sa për të treguar se kushdo që do të jetë në pushtet grupi 6+ do të jetë pjesë e tyre.

“Kemi fuqi me nejtë në opozitë dhe duhet të jemi në opozitë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat