Kelmendi: Fjalime të pjekura dhe të mençura të 4 liderëve

Lajme

Kelmendi: Fjalime të pjekura dhe të mençura të 4 liderëve

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 12:14

Analisti politik, Adriatik Kelmendi i ka vlerësuar me nota pozitive fjalimet e Isa Mustafës, Albin Kurtit, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt. Ai në një postim në Facebook ka thënë se katërshja mbajti fjalime të pjekura dhe të mençura.
“Fjalime te pjekura dhe te mencura te 4 lidereve… Gjakftohtesia jep zgjidhje. Jo provokimet dhe reniet ne provokime”, ka shkruar ai.
Pas vendimit të djeshëm të Flora Brovinës për shtyrje të seancës, sot para orës 10:00 janë mbledhur deputetët e Koalicionit LDK- VV- AAK- Nisma për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm. Liderët e LVAN-it kanë mbajtur nga një fjalim para deputetëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat