Haradinaj: Deputetëve u ofruan çantat me para

Lajme

Haradinaj: Deputetëve u ofruan çantat me para

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 12:03

Ramush Haradinaj nga Kuvendi i Kosovës ka deklaruar se deputetëve të Kosovës u janë ofruar çantat me para, mirëpo, sipas tij, Thaçi nuk do ta arrijë të gjejë partner për partinë e tij të korrupsionit.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë flijimin e Haradinajt në Kuvend:

Sot është dashur që të mblidhem në këtë sallë si deputet të kryejmë detyrën tonë si deputet.

Ne jemi mbledh sot ta vërtetojmë një situatë të re ku PDK-ja, qeveria që e ka kriminalizuar vendin do t vazhdojnë dëmtimin e vendit dhe institucioneve.

Kësaj radhe dëmtimi ka ndodhë, ky është një dëm i madh për vendin.

Ky dëm nuk mund të shkoj i pa ndëshkuar prej deputetëve prej qytetarëve.

Si iu jepet ndëshkimi këtyre njerëzve është drejtimi që kemi marrë, jo një kompromis me Thaçin dhe klanet e tij e as me çantat me pare që iu kanë ofruar deputetëve.

Ne sot i themi qytetarëve të vendit se jemi të vendosur për një ndryshim të plotë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat