(E plotësuar)- Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas mbledhjes së sotme të VLAN-it në sallën e Kuvendit të Kosovës. Deputeti, Memli Krasniqi i cili foli në emër të partisë deklaroi për gazetarë se prania e deputetëve në sallën e Kuvendit është mosrespektim i institucioneve të vendit.
“Konsiderojmë që deputetët e opozitës me të vërtetë kanë ndërmarrë veprime të gabueshme të cilat dëshmojnë një papjekuri të lartë institucionale. Dy elemente të cilat dëshmuan sot nga ana e deputetëve të opozitës, në të vërtetë janë fakti i një mosrespektim të plot institucionalë me hyrjen e tyre të paautorizuar në sallën e Kuvendit.
Dhe e dyta injorimi enklantant që i është bërë procesit të lehtësimit në ndërtimin e institucioneve që tani e ka filluar presidentja e republikës së Kosovës.
Ne besojmë se veprimet e tilla duhet të shmangen sepse përveç që tregoj një papjekuri politike mosrespektim institucional në të vërtet kontribuojnë në degradimin edhe të procesit të ndërtimit të institucioneve.
PDK flet për shtyrjen e seancës
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PDK-së, ku është diskutuar për shtyrjen e seancës dhe ngërçin politik.
Pas kësaj mbledhje, Xhavit Haliti ka thënë se nuk është rregull që është bllokuar formimi i institucioneve.
Ai nuk deshi të flas më shumë, duke thënë se do të dalin në një konferencë për media në ora 13:00.
Mblidhet edhe Kryesia e PDK-së
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet sërish sot. Burime të gazetës “Kosova Sot” bëjnë të ditur se në këtë takim do të diskutohet për ngërçin e krijuar politik në vend, dhe për vazhdimin e seancës konstituive kurdo që mbahet ajo.
Ndryshe, seanca konstituive e paraparë të mbahet sot është shtyrë për kohë të pacaktuar. Përkundër kësaj deputetët e bllokut LDK, AAK, NISMA dhe “Vetëvendosje”, janë në Kuvendin e Kosovës dhe pritet të shihet cilët do jenë hapat e tyre.