Mitrovica shqyrton projektet e efiqiencës së energjisë

Lajme

Mitrovica shqyrton projektet e efiqiencës së energjisë

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 09:40

Përfaqësuesit e Kompanisë daneze “HESA Light”, në krye me Gazmend Kelmendin, gjatë një takimi me autoritetet lokale në Mitrovicë, kanë paraqitur projektin për efiqiencen e energjisë elektrike.
Sipas tyre, me këtë projekt komuna e Mitrovicës dhe qytetarët e saj do të përfitojnë shumë, pasi që vetëm në kursim të energjisë gjatë një viti do të kursehen rreth 21 mijë euro dhe se ata do të garantojnë mirëmbajtjen për dhjetë vite.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se komuna është e interesuar të realizoj një projekt të tillë që do të kursente energjinë elektrike deri në 80 %. Mirëpo, siç u shpreh ai, çdo projekt i tillë i rëndësishëm duhet të studiohet mirë dhe të shikohen të gjitha aspektet e realizimit të tij.

Ai vlerësoi si shumë të rëndësishëm projektin e efiqiences së energjisë, sepse përveç se të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit do të jenë të ndriçuara gjatë natës, njëkohësisht do të shtohet edhe siguria e qytetarëve.

Bahtiri ka bërë të ditur se në tërë qytetin e Mitrovicës do të jenë të vendosura gjithsej 1 mijë e 600 llamba ndriçuese.

“Ne do të shikojmë të gjitha ofertat që arrijnë në mënyrë që të zgjedhet realizimi me kosto më të ulët për qytetarin e Mitrovicës, por dhe për komunën” ka thënë Bahtiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat