Donika Kadaj-Bujupi: Flora, gabove

Lajme

Donika Kadaj-Bujupi: Flora, gabove

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 09:16

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi është tejet e shqetësuar me vendimin e djeshëm të kryesueses së Kuvendit Flora Brovina lidhur me shtyrjen e seancës së 2 tetorit.

Kadaj-Bujupi në një prononcim për media ka shpjeguar se, vendimi i Brovinës është shkelje e rregullores së Kuvendit|

“ Neni 50 i rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës parasheh në pikën 2,3,4 çfarë do vendimi ose mocioni përmbajtjesor nga një deputet cili do qoftë ai për të shtyrë seancën ose për shtyrë debatin, ose për të vendosur rreth mbajtjes ose jo të debatit, duhet të vendoset në votim nga ana e deputetëve.

Sipas saj, është shumë eksplicit i shënuar që vendimet e tilla arbitrare për shtyrje të seancën në momentin e fundit janë në kundërshtim me rregulloren në fuqi edhe plus janë në kundërshtim me kushtetutën.

“Të gjitha vendimet e tilla do të duhet paraprakisht të prezantoheshin në seancë në të cilën deputetet votojnë pro ose shterjes së seancën. Pra, kjo është një diktat i cili në fakt imponon vullnetin e një individi ose një partie duke mos marrë parasysh as ligjet në fuqi as rregulloren e Kuvendit as vullnetin e shumicës”, ka thënë në fund deputetja e AAK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat