Vetëvendosje nuk pajtohet me parimet e ndërkombëtarëve

Lajme

Vetëvendosje nuk pajtohet me parimet e ndërkombëtarëve

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 08:16

Për Lëvizjen Vetëvendosje parimet që ndërkombëtarët kanë vënë si kushte për Qeverinë e ardhshme, nuk janë ato me të cilat ky subjekt do të veprojë. Ata tashmë kanë parimet e tyre me anë të së cilave planifikojnë të qeverisin vendin në katër vitet e ardhshme.
Gazeta ka raportuar se janë pesë parime mbi të cilat institucionet e Kosovës duhet të formohen. Tri prej tyre kanë të bëjnë me vetë aktin e themelimit, kurse dy parime tjera me politikat qeverisëse.

Fillimisht, kërkohet që kryetari i Kuvendit të zgjidhet në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, së dyti, që presidentja të nominojë mandatarin e qeverisë në të dyja rastet vetëm duke u mbështetur në aktgjykimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese dhe së treti që koalicioni i ardhshëm qeverisës të jetë gjithëpërfshirës, që nënkupton që pjesë e tij të jetë edhe “Srpska”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat