Nuk kanë bukë për Kurban Bajram

Lajme

Nuk kanë bukë për Kurban Bajram

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 08:12

Familja Llugiqi nga fshati Dobrajë nga komuna e Lipjanit, tash e tetë vjet jeton në varfëri të skajshme. Pesë fëmijët e kësaj familjeje ka shtatë vite që po rriten pa babanë e tyre.
Zonja e shtëpisë rrëfen vështirësitë me të cilat ajo dhe fëmijët e saj ballafaqohen.

E sikur të mos i mjaftonin kushtet e rënda sociale dhe mungesa e të zotit të shtëpisë, ajo ballafaqohet edhe me sëmundjen e vajzës së saj. Diellëza, vajza e dytë, vuan nga sëmundja e epilepsisë.

Mirvetja rrëfen se i duhen shuma të mëdha parash për të blerë terapitë e katërmbëdhjetë vjeçares/Tribuna/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat