Lushtaku e Selimi shëtisin lirshëm në oborrin e QKUK’së

Lajme

Lushtaku e Selimi shëtisin lirshëm në oborrin e QKUK’së

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 08:05

Dyshohet se keqpërdorin lejen për kontrolle mjekësore.
Dy të dyshuarit për krime lufte nga “Grupi i Drenicës”, Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi, pavarësisht se janë në paraburgim, për më shumë se një orë e gjysmë, të mërkurën, kanë qëndruar në lokalin ”Klubi”, që gjendet në oborrin e QKUK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët e QKUK-së kanë thënë të mos jenë në dijeni nëse ata u janë nënshtruar kontrollove mjekësore, ndërsa ata të Burgut të Dubravës konfirmojnë se të dytë kanë pasur leje për kontroll dhe se kjo ndodh shumë shpesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat