Gruaja që u plagos nga burri në Malishevë: Burri dhe vjehrri ushtruan dhunë mbi mua (Video)

Lajme

Gruaja që u plagos nga burri në Malishevë: Burri dhe vjehrri ushtruan dhunë mbi mua (Video)

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 23:14

Si motive po jepen shumë, por një dihet si e vërtetë. Një grua është shtrirë në spital nga plagët me armë në kokë që ia shkaktoi bashkëshorti i saj, e ai u dorëzua në polici bashkë me pushkën që e përdori. Rasti, ndodhi në një fshat të Malishevës.
Lumturie Jakupaj u plagos nga burri i saj të martën mbrëma në shtëpinë e tyre në fshatin Shkarashnik të Malishevës.

Viktima tregoi për Klan Kosova versionin e saj.

Ajo tha se u akuzua për tradhti bashkëshortore derisa pretendon se burri i saj dhe babai i tij ushtruan dhunë ndaj saj.

Por version tjetër jep dhëndri i familjes së burrit.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat