Krenar Gashi: Senacën e thërret Presidentja e jo Brovina

Lajme

Krenar Gashi: Senacën e thërret Presidentja e jo Brovina

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 21:26

Pas shtyrjes së seancës konstituive nga ana e kryesues së seancës, ka reaguar edhe analisti politik, Krenar Gashi. Ai në një postim në Facebook ka thënë se seancën mund ta shtyj vetëm presidentja e vendit.
“Seancën e thërret Presidentja, e jo Kryesuesja e përkohshme që e gëzon këtë titull veç për shkak të moshës”, ka shkruar Krenar Gashi në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, për nesër ishte paraparë seanca konstituive, por deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina mori vendim që atë të shtyj në afat të pacaktuar. Ky vendim i Brovinës, nxiti reagime të shumta të Blloku LVAN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat