Wisner: Paaftësia për të krijuar qeverinë e re ka një sërë pasojash

Lajme

Wisner: Paaftësia për të krijuar qeverinë e re ka një sërë pasojash

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 21:09

Ish-ndërmjetësi amerikan në bisedimet për statusin, Frank Wisner, i kë bërë thirrje lidershipit politik kosovar që të krijojnë sa më shpejt institucionet, pasi që zvarritja mund të ketë një sërë pasojash për Kosovën.
Ish-ndërmjetësi amerikan në bisedimet shtesë për statusin, në një intervistë për Interaktiv në KTV ka numëruar pasojat që ai beson se Kosova do të ketë nëse vazhdon kriza politike.

“Kjo që po ndodh është shumë për keqardhje dhe jemi në një periudhë kur arsyetimet nuk mjaftojnë më. Ne të gjithë mund të themi që ju keni organizuar zgjedhje shumë të mira para 3 muajsh, duke përmbushur të gjitha standardet botërore. Paaftësia për të krijuar qeverinë e re ka një sërë pasojash që dua që të gjithë në Kosovë t'i kenë parasysh. Më së shumti e prek imazhin që bota ka për shtetin tuaj. A do të jeni kandidat i mirë për BE nëse nuk jeni në gjendje të krijoni qeverinë tuaj? A do të jeni partner i mirë në paqe me Serbinë pa qeveri? A do të keni prospekt për t'iu bashkuar NATO's në sistemin perëndimor të sigurisë?" Ka thënë Wisner.

Por, përkundër faktit që afrimi i palëve nuk duket askund, Wisner thotë se me përvojën që kishte me Ekipin e Unitetit, beson se liderët politikë do të dinë të bëjnë kompromise e të merren vesh për të mirën e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat