Jahjaga distancohet nga vendimi i Brovinës për shtyrje të Seancës!

Lajme

Jahjaga distancohet nga vendimi i Brovinës për shtyrje të Seancës!

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 20:49

Shtyrja e seancës nga kryesuesja, Flora Brovina u arsyet se po bëhet që të krijohet hapsirë për Presidenten, e cila ka filluar një lehtësim në arritjen e marrëevshjes politike mes liderëve.
Por, është vet Zyra e Presidentes, që përmes një sqarimi të lëshuar për medie, ku tregon se nuk ndërlidhet me anulimin e vazhdimit të seancës.
“Zyra e Presidentes thekson faktin se Kuvendi i Kosovës është institucion plotësisht autonom. Asnjë procedurë e brendshme e tij, përfshirë edhe thirrjen e seancës së tij, nuk ndërlidhet me përpjekjet e Presidentes për lehtësim të dialogut. Presidentja Jahjaga respekton pavarësinë dhe rregullat e Kuvendit”, shkruhet në reagim.
Përsëri, Presidentja bëri thirrje për shpejtimin e krijimit të institucioneve.
“Presidentja Jahjaga do të vazhdojë të luajë rolin e saj kushtetues të faktorit të unitetit.Presidentja bën thirrje te të gjithë liderët politikë në vend që të përshpejtojnë gjetjen e zgjidhjes së çështjes për krijimin e institucioneve”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat