Krasniqi: Hashim Thaçi po shfrytëzon Flora Brovinën

Lajme

Krasniqi: Hashim Thaçi po shfrytëzon Flora Brovinën

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 20:48

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, thotë se vendimi i sotëm për shtyrje të seancës, është jashtë çdo rregulloreje të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi për KosovaPress, një njoftim për të shtyrë një seancë të thirrur, e ka quajtur të padrejtë.

“Me Kushtetutë, më ligj dhe rregullore nuk ka të drejt askush përveç se me qenë në situatë tepër të jashtëzakonshme, por edhe ajo nuk parashihet as me Kushtetutë, por as me rregullore të Kuvendit. Nuk është e drejtë ta shtyjë seancën e thirrur. Këtë të drejt e ka vetëm seanca e askush tjetër”, ka thënë Krasniqi.

Për Krasniqin, Kosova është bërë "sui generis", ku po ndodh gjithçka.

Fajin ja hedh kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçit, i cili sipas Krasniqit po shfrytëzon edhe Brovinën.

“Kjo do të thotë që dikush është duke luajtur me interesin e vet vendit dhe të republikës, dhe qytetarëve të Kosovës. Janë disa individë që e kanë kapur situatën në dorë dhe po krijojnë krizë institucionale në vend. Është kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi, që po shfrytëzon një deputete më të vjetër për ta uzurpuar institucionin më të lartë të shtetit”, ka thënë Krasniqi.

Ai madje përmendi edhe vendimin e Kushtetutës për suspendimin e Kuvendit duke e quajtur vendim jo – kushtetues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat