BIK pro amerikan: Me vullnetin e Zotit, ky është vend evropian

Lajme

BIK pro amerikan: Me vullnetin e Zotit, ky është vend evropian

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 20:44

“Çdo kosovar, çdo shqiptar i ka borxh Amerikës, shumë i ka borxh”, ka thënë Resul Rexhepi, sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës duke folur për agjencinë e lajmeve, Reuters, transmeton Indeksonline.
Ai vazhdoi më tej duke thënë se “ne i kemi shumë borxh familjes Clinton, ish sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright, popullit amerikan, helikopterëve Apache të amerikanëve, ushtrisë amerikane, të gjithë atyre ushtarëve që kanë hyrë në Kosovë “.
Resul Rexhepi është cituar nga Reuters në kuadër të një teksti që flet për simpatinë që kosovarët kanë për SHBA, derisa shteti i ri kosovar po bën përpjekje që të ndaloj rritjen e numrit të të rinjve që po radikalizohen në aspektin fetar.
“Me urdhër të Zotit, ky vend është Evropian dhe unë ndjehem shumë që jam evropian”, ka thënë Rexhepi.
Kosovarët turpërohen nga sjelljet e radikalëve
Reuters ka kujtuar se shumica e kosovarëve janë pro perëndimorë duke mos harruar ndihmën amerikane dhe perëndimore në përgjithësi për çlirimin e Kosovës.
“Duke pritur në rend në një mëngjes me mjegull për të hyrë në kampin amerikan, ‘Bondsteel’, një kontraktor kosovar i ka thënë Reuters: ‘Kur e shoh një ushtar amerikan dhe më kujtohet se çfarë kanë bërë ata për mua dhe familjen time, më vjen turp se çfarë po bëjnë bashkëqytetarët e mi në Irak dhe Siri”, thuhet në raportin e Reutersit.
Kjo agjenci e lajmeve e nis tekstin me ngjarjen e kamikazit të parë kosovarë, Blerim Heta i cili e hodhi vetën në erë në Falluxha të Irakut duke vrarë shumë irakianë.
Nëna e tij , Minirja, ende nuk mund të besoj që djali i saj ka vepruar ashtu, ndërsa kujton se ai asnjëherë nuk ka folur keq për amerikanët.
“E kush do të fliste keq për ta, ata na kanë shpëtuar jetën”, thotë Minirja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat