Ideja e Lutës për shuarjen e dy drejtorive po vlerësohet e gabueshme

Lajme

Ideja e Lutës për shuarjen e dy drejtorive po vlerësohet e gabueshme

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 20:04

Ndryshimet në statutin e Komunës së Gjilanit, që ndër të tjera parashohin edhe shuarjen e dy drejtorive, po dalin të jenë vështirë të arritshme për kryetarin Lutfi Haziri, raporton KTV.
Reformatizimin në organet e komunës e kishte premtuar gjatë fushatës, por një gjë të tillë opozita në Gjilan po e sheh si mundësi për të rritur numrin e të punësuarve.
Fehmi Sylejmani nga Vetëvendosja thotë se një vendim të tillë nuk do ta mbështesin me vota.
Derisa Sahit Abazi nga Partia Demokratike e Kosovës shuarjen e Drejtorive të Kulturës, Rinisë e Sportit dhe asaj të Inspektoratit i vlerëson si të gabueshme, dhe si tentim për të arsyetuar mospunën e deritashme.
Por, fjalët e opozitës nuk çojnë fort peshë për drejtuesit e Komunës, që thonë se nuk do të merren me ta. Ata thonë se me këto ndryshime, për të cilat insistojnë se i kanë votat e mjaftueshme, do të ketë më shumë efektivitet për sektorët që do të preken nga ndryshimet.
Kuvendi i Gjilanit të hënën mbajti seancë që pikë të rendit të ditës kishte ndryshimet në statutin e Komunës, por kjo pikë, pas mospajtimeve u shty për konsultime shtesë edhe me anëtarët e Komisionit për ndryshimet statusore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat