Hungarezi fut ilegalisht në Gjermani 14 kosovarë dhe afganë

Lajme

Hungarezi fut ilegalisht në Gjermani 14 kosovarë dhe afganë

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 19:52

Po të vepronte sipas rregullave të komunikacionit, shoferi hungarez, një i ri 21 vjeçar, nuk do të ndalohej nga policia. Dhe me këtë, nuk do të zbulohej veprimtaria e tij e vërtetë, kontrabandimi me njerëz.
Edhe pse në rrugë ishte ndezur drita e kuqe e semaforit ai kishte vazhduar rrugën dhe kjo kishte bërë që polica ta ndalonte. Në makinën e tij policët patën çka të zbulonin: 14 persona pa dokumentacion të vlefshëm ishin futur në kombibusin pa ulëse. Shpejtë u konstatua se bëhej fjalë për kosovarë dhe afganë të futur ilegalisht nga Hungaria, ku ata kishin bërë më parë kërkesë për azil. Pasi që konsideronin se në Gjermani kishin perspektivë më të mirë, kishin vendosur të udhëtonin për atje, bën të ditur policia, njofton augsburgernachrichten.de, transmeton albeu.
14 refugjatët nga Kosova dhe Afganstani janë dërguar për t`u regjistruar në inspektoratin policor në Munih.
Trafikuesi i tyre i është dorëzuar gjykatësit hetues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat