Armend Zemaj: As në gjendje lufte nuk ndodhë ky precedent

Lajme

Armend Zemaj: As në gjendje lufte nuk ndodhë ky precedent

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 19:19

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar menjëherë për shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila ishte paraparë që të mbahej nesër, por me kërkesë të Flora Brovinës, është shtyrë. Zemaj në “Facebook”, ka shkruar se shtyrja e seancës tregon qartë se Kuvendi i Kosovës tani më nuk është në funksion të një Kuvendi demokratik. Sipas tij, Flora Brovina ka kaluar të gjitha kompetencat ligjore dhe ato morale të etikës parlamentare.
Reagimi i tij i plotë:
Shtyrja e seancës tregon qartë se institucioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës tani më nuk është në funksion të një kuvendi demokratik, ku 120 deputetë janë betuar për ta vënë në funksion mandatin burimor të marrë nga vota e popullit. Flora Brovina ka kaluar të gjitha kompetencat e saj ligjore dhe ato morale të etikës parlamentare. Unë mendoj se nëser duhet hapur dyert e Kuvendit nga deputetet, të zgjedhin organet e saj dhe të anashkalojnë uzurpimin e quajtur “demokratik” nga kryesusja Flora Brovina.. As në gjendje lufte nuk ndodhë ky precedent, e lere më duke u thirrur edhe në isntitucionin e presidentit të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat