Brovina kërkon shtyrjen e seancës konstituive

Lajme

Brovina kërkon shtyrjen e seancës konstituive

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 17:19

Kryesuesja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina ka dërguar kërkesë tek sekretariati i Kuvendit me anë të së cilës ka kërkuar që të shtyhet seanca konstituive e planifikuar të mbahet të enjten më 2 tetor.
Burime të lajmi.net brenda Kuvendit, kanë njoftuar se arsyeja për shlyerjen seancës, ka të bëjë me zgjatjen e kohës për partitë politike që të gjejnë një konsensus.
“Flora Brovina ka dërguar një kërkesë tek sekretariati i Kuvendit për të shtyrë mbajtjen e vazhdimit të seancës konstituive. Qëllimi i kësaj kërkese është vazhdimi i konsultimeve në mes të partive politike me ndërmjetësim të Presidentes Jahjaga”, thotë ky burim për lajmi.net
Ndërkohë, pas përfundimit të sotëm të takimeve në mes të përfaqësueseve të PDK-së dhe Bllokut LAN dhe VV dhe Presidentes Atifete Jahjaga, kjo e fundit ka njoftuar se deri më tani nuk është arritur ndonjë zgjidhje, dhe se ka bërë të ditur se takimet e këtij lloji do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat