U. d Kryeprokurori i Shtetit u takua me një delegacion të Departamentit të Mjekësisë Ligjore

Lajme

U. d Kryeprokurori i Shtetit u takua me një delegacion të Departamentit të Mjekësisë Ligjore

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 16:50

Prishtinë, 1 tetor 2014 – U. d i Kryeprokurorit të Shtetit Sylë Hoxha, sot ka pritur në takim një delegacion të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, të kryesuar nga Drejtori Arsim Gërxhaliu.
Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi në mes të Prokurorisë së Shtetit dhe Departamentit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa u diskutua për mundësin e thellimit të këtij bashkëpunimi.
U. d Kryeprokurori Hoxha tha se puna e Departamentit të Mjekësisë Ligjore lidhur me ekspertiza dhe autopsi është shumë e rëndësishme për sistemin prokurorial, ndërsa mori premtimin e Drejtorit Gërxhaliu që mjekësia ligjore do të angazhohet që të gjitha ekspertizat, autopsitë dhe punët tjera të këtij departamenti do të kryhen me kohë, në mënyrë që prokurorët mos të ngecin në punën e tyre në mungesë të këtyre dokumenteve.
Në takim u diskutua dhe u pajtuan për organizimin e një punëtorie nga Prokurori i Shtetit, me institucionet e sistemit të drejtësisë dhe me pjesëmarrjen e mjekësisë ligjore, për aplikimin e metodave më të reja të mjekësisë ligjore, metoda që në të ardhmen do t’i shërbejnë prokurorëve, thuhet më tej në njoftimin e Prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat