Komuna e Mitrovicës shqyrton projektet e ofiqiencës së energjisë

Lajme

Komuna e Mitrovicës shqyrton projektet e ofiqiencës së energjisë

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 16:47

Përfaqësuesit e Kompanisë daneze “HESA Light”, në krye me Gazmend Kelmendin, i kanë paraqitur kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit, Safet Kamberi dhe drejtorit të Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Blerim Baruti, projektin për efiqiencen e energjisë elektrike.

Ata ju thanë drejtuesve komunal se me këtë projekt komuna dhe qytetarët e saj do të përfitonin shumë, pasi që komuna vetëm në kursim të energjisë gjatë vitit do të kursente rreth 21 mijë euro dhe se do të garantonin mirëmbajtjen për dhjetë vjet.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se komuna është e interesuar të realizoj një projekt të tillë, që do të kursente energjinë elektrike deri në 80 %. Mirëpo, tha ai çdo projekt i tillë i rëndësishëm duhet të studiohet mirë dhe të shikohen të gjitha aspektet e realizimit të tij.

Ai tha se është me rëndësi që të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit të jenë të ndriçuara gjatë natës, sepse kjo do të shtonte sigurinë e qytetarëve. Sipas tij në tërë qytetin e Mitrovicës do të jenë 1 600 llamba ndriçuese, prandaj është i rëndësishëm projekti i efiqiences së energjisë.

“Ne do të shikojmë të gjitha ofertat që arrijnë dhe do të zgjidhet për realizim ajo që ka kosto më të ulët për qytetarin e Mitrovicës dhe për komunën” tha kryetari Bahtiri.


Mitrovicë, 01.10. 2014 Shefi i Zyrës për Informim

Hysni Syla

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat