Bajram Rexhepi: Sa më shpejtë të formohen institucionet

Lajme

Bajram Rexhepi: Sa më shpejtë të formohen institucionet

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 15:42

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Bajram Rexhepi, nuk pret që në seancën e nesërme të zgjedhet kryetari i Kuvendit të Kosovës.
“Institucionet duhet të formohen sa më shpejtë të jetë e mundur, mirëpo një gjë e tillë sipas tij nuk do të ndodhë. Zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë sipas Rexhepit, përfaqësojnë opsionin e fundit. Askush nuk është për zgjedhje të reja, do të ishte mirë që të jetë një qeveri e qëndrueshme e koalicionit dhe se nuk ka opozitë të fortë, por në qoftë se LAN dhe VV vazhdojnë të bllokojnë formimin e institucioneve atëherë zgjidhja e vetme e vendit është që të shkojmë në zgjedhje”, tha Bajram Rexhepi për RTV Kim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat