Qeveria ua vazhdon mandatin Sekretarëve të Përgjithshëm të Ministrive

Lajme

Qeveria ua vazhdon mandatin Sekretarëve të Përgjithshëm të Ministrive

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 15:41

Qeveria në largim e Kosovës, në mbledhjen e radhës, të mërkurën, ka marrë vendim që t’u vazhdojë kontratat edhe për një mandat trevjeçar sekretarëve të përgjithshëm. Përndryshe nuk është hera e parë që qeveria merr vendime të ngjashme, gjë për të cilën është kritikuar disa herë nga partitë tjera politike. Madje ato akuzojnë kryeministrin se po rehaton njerëzit e tij në dikastere të ndryshme qeveritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat