Enver Hasani në kontradiktë me vetveten: dy intervista, dy qëndrime tërësisht kontradiktore (VIDEO)

Lajme

Enver Hasani në kontradiktë me vetveten: dy intervista, dy qëndrime tërësisht kontradiktore (VIDEO)

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 12:13

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani vetëm brenda tre muajve ka rënë në kontradiktë të thellë me vetveten. Ai në një intervistë që e kishte dhënë para më shumë se tre muajsh në emisionin Rubikon të KTV-së kishte thënë se Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk i takon e drejta e interpretimit të asaj se çka është grupi më i madh parlamentar. Ndërkaq, sot në një intervistë që e ka dhënë për mediet e huaja ka thënë se çka është grupi më i madh parlamentar, dhe kujt i takon posti i kryetarit të Kuvendit, transmeton Gazeta Blic.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk ka të drejtë ta interpretojë çështjen e propozuesit të kryeparlamentarit e as atë se çka është Grupi Parlamentar apo se kush është grupi më i madh parlamentar. Kështu kishte deklaruar kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani në një intervistë që e ka dhënë para disa muajsh në emisionin “Rubikon” të KTV-së. Ai në këtë intervistë ka thënë se çështja e Grupit Parlamentar është çështje politike dhe gjykata nuk ka të drejtë që ta interpretojë, transmeton Gazeta Blic.

“Propozuesin unë s’mund ta komentoj. As Grupin Parlamentar as unë e as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta komentojmë, sepse kjo është një çështje politike”, ka thënë Enver Hasani. Sipas tij, ajo çështje quhet politike, sepse nuk mund të zgjidhet me mjete juridike. “Janë çështje që ne nuk mund ta interpretojmë”, ka thënë Hasani.
Për çështjen e kryeparlamentarit dhe të grupit parlamentarit, nga minuta 55 e videos së mëposhtme është deklarata e kryetarit të Gjyaktës Kushtetuese, Enver Hasani.

Mirëpo, në vendimin që kjo Gjykatë e ka marrë në muajin gusht, e ka interpretuar çka është grupi parlamentare.
Hasani edhe sot në një intervistë që e ka dhënë për mediet e huaja ka thënë se çka është grupi më i madh parlamentar.

Në një intervistë dhënë agjencisë austriake APA, situatën politike në vend e ka përshkruar më tepër si një “situatë konfuzioni”. Hasani i ka deklaruar agjencisë APA se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese sqaron se “ Kryetari i Parlamentit të Kosovës, sipas Kushtetutës në fuqi duhet të propozohet nga partia, apo koalicioni më i fortë, që ka dalë nga zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që të bëhet konstituimi i Parlamentit të ri të zgjedhur”.

Në intervistën dhënë për agjencinë APA, Hasani ka deklaruar se koalicioni anti PDK, i cili përmbledh LDK-në, AAK, Nismën dhe lëvizjen Vetëvendosje është themeluar pas zgjedhjeve dhe si i tillë nga pikëpamja e Gjykatës Kushtetuese nuk është koalicion që mund të propozojë kryetarin e parlamentit.

Konflikti politik aktual nuk është se nuk mund të tejkalohet mendon Hasani. Ka pasur raste si ai i Italisë apo Belgjikës që kanë qenë edhe më të rënda se ky në Kosovë dhe kanë marrë zgjidhje, thotë ai.

Një zgjidhje sipas Hasanit do të ishte që kandidati i PDK-së të zgjidhet kryetar Parlamenti me ndihmën e kampit kundërshtar. Më pas “Kampi kundërshtar do të mund ta zgjidhte sipas planit qeverinë e re”. “ Ky është një proces politik që do të mund të ndodhte dhe nëse partitë mund të merren vesh për këtë zgjidhje, kjo nuk do të kishte pasoja kushtetuese” ka deklaruar Hasani për agjencinë austriake APA. “Zgjidhja duhet të jetë politike” ka thënë Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat