Avni Arifi: Intervista e Enver Hasanit një ditë para seancës flet për “pavarësinë” e gjyqësorit

Lajme

Avni Arifi: Intervista e Enver Hasanit një ditë para seancës flet për “pavarësinë” e gjyqësorit

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 11:56

Avni Arifi, këshilltar kryesor i liderit të AAK-së, ka thënë për Gazetën Blic se intervista e dhënë nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani një ditë para seancës konstituive, flet për pavarësinë e gjyqësorit në Kosovë.

“Një ditë para seancës kjo intervistë është dëshmi e “pavarësisë” së gjyqësorit në Kosovë. Vullnetin politik të 2/3 të Kuvendit nuk i zmbramps një opinion”, ka thënë Arifi.

Ai e ka quajtur absurd deklaratën e tij se vendi nuk është në krizë politike.

“Është absurd kur ai që është i thirrur të gjejë zgjidhje juridike, kërkon zgjidhje politike kurse ata që janë të thirrur për zgjidhje politike kërkojne zgjidhje juridike”, ka thënë Avni Arifi për Gazetën Blic.
Ndryshe, në një intervistë që sot Enver Hasani për mediet e huaja ka thënë se kryetari i kuvendit i takon vetëm PDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat