Kosova sanksionon 46 entitete juridike dhe autoritete ruse

Lajme

Kosova sanksionon 46 entitete juridike dhe autoritete ruse

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 09:36

Janë zbardhur emrat e entiteteve të “goditura” nga sanksionet, të cilat Kosova ia ka deklaruar Federatës Ruse dy javë më parë. Janë gjithsej 46, shkruan sot Koha Ditore.

Midis tyre ka zyrtarë shtetërorë, si ministra të Qeverisë ruse dhe ndihmës të presidentit rus. Ka edhe korporata multinacionale, sikur “Gazprom” apo edhe ushtarake, si “Kalashnikov Concern”.

Ka institucione financiare, shoqëri që operojnë në sektorin e energjisë, shoqëri me veprimtari tregtare që ofrojnë shërbime në kërkime nënujore në fushën e energjisë, shoqëri me veprimtari në fushën e transaksioneve financiare, shoqëri që veprojnë në sektorin e prodhimit të armëve, autoritete të vetëshpallura në Ukrainë, ndërmarrje dhe individë.

Ka edhe shoqëri që janë shënjuar për t’ua bllokuar asetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat