Policia: Arrestohen katër persona për krim të organizuar, keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi, kontrabandim dhe shmangie nga tatimi

Lajme

Policia: Arrestohen katër persona për krim të organizuar, keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi, kontrabandim dhe shmangie nga tatimi

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 09:11

(E plotësuar) - Lidhur me këto arrestime ka dalë publikisht me një komunikatë për media edhe Policia e Kosovës:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me 1.10.2014 në orët e hershme të mëngjesit, duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, ka realizuar një operacion policor me ç’rast ka arrestuar katër persona të dyshuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘krim i organizuar, ‘keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi’, ‘kontrabandim dhe shmangie nga tatimi’.

Personat e arrestuar janë:

· G. V. i lindur me 1962 m/sh k

· M.V. e lindur me 1966 f/sh/k

· S. G. i lindur me 1958 m/sh/k

· F. V. i lindur me 1965 m/sh/k

Operacioni policor ka filluar duke bastisur disa objekte të ndryshme në 5 lokacione të ndryshme në komunën e Pejës kryesisht në vendbanimet e personave të lartcekur, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se gjatë periudhës kohore 2006-2008 kanë kryer veprat penale ‘krim i organizuar’, ‘keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi’, ‘kontrabandim dhe shmangie nga tatimi’, duke vepruar si grup i organizuar në periudhën kohore 2006 -2008 kanë kontrabanduar sasi të mëdha të naftës dhe derivateve të saj nga Mali i Zi në Kosove pa paguar detyrime doganore dhe taksat tjera. Në operacion kanë marrë pjesë dhe kanë asistuar edhe zyrtarë kompetentë nga Dogana e Kosovës dhe Administrata e Kosovës. Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim me prokurorin kompetent dhe ndaj të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.

------------

Të arrestuarit janë: Smajl Gashi, Gani Veselaj dhe Fehmi Veselaj.
Policia e Kosovës nga aksioni në Pejë ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohen për 38 milionë euro kontrabandë me naftë nga Mali i Zi.

Aksioni në Pejë për kontrabandë me naftë
Burime e mediave kanë treguar se ky aksion është duke u zhvilluar për kontrabandë të naftës.

Aksion i madh policor në Pejë: Arrestime dhe bastisje
Sot në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një nisur një aksion policor në Pejë. Ky aksion ka për qëllim bastisjen e disa lokacioneve në këtë qytet.
Fillimin e këtij aksioni e ka konfirmuar për media edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

Ai nuk ka thënë shumë detaje por vetëm ka thënë se ky aksion ka nisur në mëngjes.

“Krejt çfarë mund të ju them është se në rajonin e Pejës është duke u zhvilluar një operacion i Policisë në koordinim me Prokurorinë kompetente”, ka thënë Sadriu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat