Kaidanow: Politikanët në Kosovë të mendojnë për dëmet nga mungesa e institucioneve

Lajme

Kaidanow: Politikanët në Kosovë të mendojnë për dëmet nga mungesa e institucioneve

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 23:59

Ish ambasadorja e SHBA'së në Kosovë, Tina Kaidanow, ka thënë se liderët politik në Kosovë, kanë përgjegjësi që sa më shpejtë të dalin nga situata që është krijuar.
Në një intervistë ekskluzive për "Interaktiv" të KTV'së, ajo ka thënë se "ka informacione që Jahjaga po ndërmjetëson mes palëve".

"Është përgjegjësi e liderëve partiak që të arrijnë zgjidhje, cilado qoftë ajo", ka thënë ajo.

"Me sa e di unë, presidentja Jahjaga po punon që të ndërmjetësojë mes palëve", ka thënë ajo.

Kaidanow ka thënë se liderët politik, para se gjithash, duhet të mendojnë për dëmet që shkakton mungesa e institucioneve.

"Por duhet të mendoni për dëmet që shkakton mungesa e institucioneve", ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat