Haliti: Isa Mustafën mund ta votojmë nëse anëtarësohet në PDK

Lajme

Haliti: Isa Mustafën mund ta votojmë nëse anëtarësohet në PDK

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 20:05

LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë akuzuar PDK-në se po e mban shtetin e bllokuar. Sekretari Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë në emisionin Rubikon të KTV-së se Kushtetuesja është kapur nga PDK-ja, sikur edhe shteti.
Në anën tjetër, anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se janë me dhjetëra zyrtarë të LDK-së që kanë raste të hapura në prokurori për korrupsion.
I menjëhershme ka qenë reagimi i nënkryetares së LDK-së, Teuta Sahatqija, e cila ka thënë se PDK-ja ka uzurpuar shtetin.
E në pyetjen e Molliqaj se pse PDK-ja nuk e nominon kandidatin e VLAN-it, Isa Mustafa, Haliti është përgjigjur: “Kjo mund të bëhet nëse LDK-ja pranon të flasë me PDK-në, ose Isa Mustafa të anëtarësohet në PDK”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat