Lotaria amerikane fillon nesër – shikoni si mund të aplikoni

Lajme

Lotaria amerikane fillon nesër – shikoni si mund të aplikoni

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 17:40

Ambasada amerikane sqaron se kush mund të përfitojë vizë të shumëllojtë dhe kush jo. Del edhe lista e vendeve që përjashtohen nga aplikimi. Duke filluar nga 1 tetori, të gjithë ata që janë të interesuar për Lotarinë amerikane mund të fillojnë aplikimet.
Ambasada amerikane, në faqen e saj zyrtare ka publikuar rregullat, si dhe afatet e plotësimit të Lotarisë.

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2016 do të fillojë të mërkurën, më 1 tetor 2014 në orën 12:00 në mesditë dhe do të mbyllet të hënën, më 3 nëntor 2014, në orën 12:00.

Të gjithë aplikantët duhet të ndjekin rregullat e mëposhtme, përcaktuar nga Ambasada amerikane, për të përfituar vizën.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2016 do të fillojë të mërkurën, më 1 tetor 2014 në orën 12:00 mesditë dhe do të mbyllet të hënën, më 3 nëntor 2014, në orën 12:00”, – sqaron ambasada në njoftimin e saj.

Ndërkohë, jepen edhe udhëzimet dhe kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët. “Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë (“të përzgjedhurit”) duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta të pranueshmërisë, në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie.

Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë. Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantë nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit.

Për Lotarinë DV-2016, vendasit e shteteve të mëposhtme nuk janë të ligjshëm për të aplikuar, pasi këto shtete kanë dërguar në total më shumë se 50 000 emigrantë në SHBA në pesë vitet e shkuara: Bangladesh, Brazil, Kanada, Kinë (të lindurit në kontinent), Kolumbi, Republika Domenikane, Ekuador, San Salvador, Haiti, India, Xhamajka, Meksikë, Nigeri, Pakistan, Peru, Filipine, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar (me përjashtim të Irlandës së Veriut) territoret e varura prej saj dhe Vietnam. Personat e lindur në Hong Kong SAR, Makau SAR dhe Taivan janë të ligjshëm”, sqarohet në udhëzimin e ambasadës. E njëjta gjë vlen edhe për Shqipërinë, ku Lotaria amerikane ka aplikantë të shumtë për çdo vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat