Përjashtohet kolegji gjyqësor në rastin Kleçka, pas kërkesës së avokatëve

Lajme

Përjashtohet kolegji gjyqësor në rastin Kleçka, pas kërkesës së avokatëve

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 16:46

Kryetari i Gjykatës së Apelit Salih Mekaj, me anë të një aktvendimi ka pranuar kërkesën për përjashtimin e kolegjit gjyqësor në rastit “Kleçka “, paraqitur nga ana e disa avokatëve.
Gjykata e Apelit ka njoftuar se kreu i kësaj gjykate ka marrë vendim për përjashtimin e kolegjit gjyqësor pasi avokatët kanë bërë një kërkesë.

“Kryetari i Gjykatës së Apelit z. Salih Mekaj, me anë të një aktvendimi ka pranuar kërkesën për përjashtimin e kolegjit gjyqësor në rastit “Kleçka “, paraqitur nga ana e disa avokatëve të këtij rasti, në seancën e shqyrtimit të 17 dhe 18 shtatorit 2014, njofton Zyra për Informim e kësaj gjykate. Për vendosjen e kësaj çështje penale do të caktohet një kolegj tjetër në bazë të planit vjetor të punëve të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për vitin 2014” thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat