Pse u takuan Enver Hoxhaj e Rasim Demiri?

Lajme

Pse u takuan Enver Hoxhaj e Rasim Demiri?

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 15:16

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, të dielën ka zhvilluar një takim me Rasim Demirin, deputetin e grupit parlamentar 6+.
Burime të Gazetës Express, mësojnë se ky takim ka ndodhur në një kafeteri në Prizren. Sipas këtyre burimeve, takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me seancën konstituive të së enjtes.

Mediat mësojnë, se Hoxhaj ka kërkuar mbështetjen e Demirit, për seancën së enjtes, ku për herë të tretë do të bëhen përpjekje për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat