Sejdiu: Nuk është postimi im

Lajme

Sejdiu: Nuk është postimi im

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 14:24

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka demantuar postimin në profilin e tij në rrjetin social Facebook, përmes të cilit kërkohet nga të rinjtë kosovar që të largohen ilegalisht nga vendi, si rezultat i gjendjes së keqe politike.

Në një prononcim Sejdiu ka thënë se ky postim nuk është shkruar fare nga ai, dhe se thotë se dikush në forma të parregullta e kanë thyer profilin e tij në Facebook dhe e kanë bërë këtë postim.

“Nuk është fare postim i imi, që nga fillimi e deri në fund ky postim nuk ka të bëjë me mua. Pra dikush e ka thyer profilin tim dhe e ka bërë këtë”, ka thën Sejdiu.

Pak minuta më herët, në profilin e ish-Presidentit të vendit, është publikuar një tekst, përmes të cilit, i kërkohet kinse, rinisë së Kosovës që të lëshojë vendin dhe të mos kthehen kurrë më./lajmi.net

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat