Reagon LDK-ja në Skenderaj, ndaj regjimit të PDK-së!

Lajme

Reagon LDK-ja në Skenderaj, ndaj regjimit të PDK-së!

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 14:11

Për degën e LDK-së në Skenderaj, dhënia e parcelës së ish objektit komunal është vazhdimësi e plaçkës se pasurisë publike të kësaj treve nga Pushteti komunal i Skenderajt, i cili popullatën e kësaj treve e ka pru në varfëri të skajshëm.

Si pasoj e kësaj plaçke në qytet, sot kanë mbetur pa u tjetërsuar vetëm edhe një pjesë e rrugëve pasi që njëra nga këto rrugë (ajo që kalon kah Shtëpia Kulturës ) kur kanë nevojë pronarët e lokaleve atë e mbyllin për qarkullim.

Veprimi i fundit i këtij pushteti, paraqet vasalitetin e tyre ndaj klaneve të caktuara të cilat kanë bërë pasuri marramendëse në kurriz të popullatës, dhe paaftësinë e asamblesë komunale për ta parandaluar këtë vasalitet edhe pse Komiteti për Politikë dhe Financa i kësaj komune në takimin e mëhershëm kishte votuar që parcela te mos tjetërsohet.

Andaj duke pasur parasysh këto manipulime dhe keq përdorimet që po bëhen në dëm të interesit të përgjithshëm qytetar, nga organet përgjegjëse të hetuesisë kërkojmë që të hetojnë së si ka ardhur deri të dhënia në shfrytëzimi e kësaj parcele.

Qysh është e mundur që të njëjtit njerëz që në Komitetin për Politikë dhe Financa kanë qenë kundër dhënies së parcelës, në asamble nuk e kanë ngritur zërin. Pos kësaj, nga organet e Drejtësisë kërkojmë që të hetohem se si në këtë komunë janë ndarë grandet e fundit për sera, diku në vlerë deri në 70 mijë euro, pasi që shumica e përfituesve janë pushtetar dhe familjar të tyre. B.S.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat