Kërkohet respektim i ligjit për persona me aftësi të kufizuar‏

Lajme

Kërkohet respektim i ligjit për persona me aftësi të kufizuar‏

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 12:48

​Kështu u tha sot në një konferencë për media gjatë prezantimit të raportit ‘Përfshirja e Personave me aftësi të kufizuara në procesin zgjedhor’.
Sipas këtij raporti, KQZ-ja nuk posedon ndonjë bazë të të dhënave të votuesve më aftësi të kufizuara dhe e gjitha kjo nga ky raport bënë që kjo e fundit të këtë vështirësi nëregjistrin civil dhe të mos jetë efektive në promovimin e pjesëmarrjes në zgjedhje të personave me aftësi të kufizuara dhe ofrimin e informatave.

E, Chris Edwrds, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it, tha se gjetjet e këtij raporti kanë treguar që Kosova ende duhet të ballafaqohet me sfida të shumta sa u përket personave me aftësi të kufizuara.

“Nëse dëshirojmë që të kemi një shoqëri përfshirëse, atëherë nevojat e këtyre individëve me aftësi të kufizuara duhet të adresohen. Prandaj ne jemi shumë të kënaqur me shoqërimin e tyre. Burimi se personat me aftësi të kufizuara ka një qasje të barabartë në procesin elektoral duke përfshirë edhe ata, duke përfshirë edhe qasjen në votim gjatë zgjedhjeve është i rëndësisë kritike për të bërë se zëri i tyre të dëgjohet dhe në këtë mënyrë partitë politike me qeverinë të kenë parasysh nevojat e tyre......Gjetjet e këtij raporti tregojnë se ka shumë sfida ende që mbeten për t’u ballafaquar me to. Kjo korniza ligjore në Kosovë promovon qasjen për persona me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, edhe KQZ-ja edhe participuesit tjerë në zgjedhje janë duke marrë, ndërmarrë hapa për të përmirësuar qasjen e individëve me aftësi të kufizuara”, ka thënë ai.

Kurse, Alan Wall, drejtor nga IFES, u shpreh se personat me aftësi të kufizuara kanë nevojë për qasje të barabartë, madje siç pohoi ai qendrat dhe vendvotimet në shumë raste nuk kanë qenë të qasëshme për këta persona.

“Është me rëndësi që monitorimi i zgjedhjeve të bëhet, kjo do me thënë është vetëm një pjesë e produktit demokratik. Mirëpo personat me aftësi të kufizuara kanë nevojë për qasje të plotë jo vetëm për zgjidhje. Ata kanë nevojë që të kenë qasje të barabartë dhe të kenë rolin e plotë në vendimarrje, në të gjitha nivelet e komunitetit. ... Qendrat, vend votimet në shumë raste nuk kanë qenë të qasshme për personat me aftësi të kufizuara që të monitorojnë zgjedhjet, objektet shkollore do me thënë nuk janë me qasje të plotë as për nxënësit me aftësi të kufizuara përveç përpjekjeve nga KQZ-ja që të ndjek aktivitetet informative që të sigurohet që personat me aftësi të kufizuara në dëgjim të kenë qasje do me thënë të rin disa informata sa u përket zgjedhjeve. Gjitha këto informatat që janë në dispozicion për njerëzit dhe në to të kenë qasje edhe personat me aftësi të kufizuara sidomos gjatë reklamimeve të fushatave parazgjedhore”, ka thënë ai.

Ndërsa, Valbona Murati, prezantuese e projektit nga HandiKOS, tha se ky është projekti i parë që po organizohet në Kosovë dhe se sipas saj vetëm dy parti politike (AAK dhe LVV) në Kosovë kanë nominuar nga një kandidatë me aftësi të kufizuara për të garuar për ulëse në Kuvend të Kosovës.

Murati tha se objektet e KQZ-së, KKZ-së, dhe PZAP ishin të pa qasshme për këta persona.

“Në mesin e 11 anëtarëve të KQZ-së dhe 80 të stafit të përhershëm në sekretariatin e KQZ-së , nuk ka asnjë persona me aftësi të kufizuara. Për zgjedhjet e 8 qershorit Sekretariati i KQZ-së punësoi 298 anëtarë të Komisioneve Zgjedhore dhe 18 mijë e 832 komisionarë të vendvotimeve. Në vetëm 63 vendvotime kishte persona me aftësi të kufizuara, 32 anëtarë femra, 32 anëtarë ishin nga HendiKOS-i dhe 31 nga Shoqata e të Verbërve do me thënë 28% e tyre ishin femra që flet për një nënpërfaqësim në organet e administrimit të zgjedhjeve. Objektete KQZ-së, KKZ-së, PZAP të paqasshme për persona me aftësi të kufizuara fizike”, ka thënë ajo.

Kurse, Osman Shatri, përfaqësues nga HendiKOS, tha se personat me aftësi të kufizuar kanë dëshmuar që mund të punojnë të barabartë me të tjerët sidomos ne rrethana sikurse ishte monitorimi i fushatës zgjedhore.

Ndryshe, ky raport është mbështetur edhe nga USAID-i dhe është bërë në bashkëpunim me Demokracinë ne Veprim dhe HandiKOS-in.

Kurse në bazë të nenit 12 të ligjit mbi trajnimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara organet e administratës shtetërore, punëdhënësit e sektorit privat dhe publik, si dhe organizatat joqeveritare janë të obliguara të punësojnë një person me aftësi të kufizuara në çdo 50 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat